Ngjarja në Rinas, ministrja Xhaçka: Policia Ushtarake dhe efektivë të Forcave Speciale në perimetrin e sigurisë së aeroportit

Ngjarja që ndodhi dje në Aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë.

I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë.

Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Lexo më shumë...


Deklaratë e Shtabit të Përgjithshëm të FA

shtabi pergjithshemNjë ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Lexo më shumë...


Moti i keq, Xhaçka apel qytetarëve: Jemi në krah tuaj, evitoni daljet e panevojshme nga shtëpitë

olta xhacka090119Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një deklaratë për mediat, në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në shumë qarqe në të vendit.

Më poshtë deklarata e plotë e ministres Xhaçka:

Që prej mesditës së djeshme, territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme. Aktualisht, sipas informacioneve që përditësohen minutë pas minute, qarqet më të prekura, janë: Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.

Lexo më shumë...


Deklaratë për shtyp

Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë.

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marre jetë njerëzish të pafajshëm. Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Lexo më shumë...


Deklaratë për shtyp e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka

011217 mmNjë natë e vështirë por maksimalisht e menaxhueshme ajo që kaluam. Situatës së pazakontë për shkak të reshjeve të shiut, Forcat e Armatosura dhe e gjithë struktura shtetëtore i janë përgjigjur me angazhimin maksimal për përballimin e situatës.

500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

Lexo më shumë...


Njoftim për media

Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarakë, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. 

Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”.

Lexo më shumë...


Njoftim për media

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura garanton opinionin publik se në përputhje me kushtetuten e vendit dhe Kodin Zgjedhor  ka marrë të gjitha masat që i takojnë FA-ve. Forcat e Armatosura ka ngritur gatishmërinë dhe i është përgjigjur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Policisë së Shtetit për ndihmën e kërkuar në kohë rekord.

Lexo më shumë...




68 vjet Arma e Aviacionit 24 prill 2019Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e...
Shqipëria 10 vite në NATO Mars 2019Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009...
Ditari Javor 2019Ditari, të rejat kryesore të javës...
Ministeriali i Mbrojtjes, Bruksel 26 - 27 qershor 26 - 27 qershor 2019Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi mori pjesë në punimet e Ministerialit të Mbrojtjes të NATO që u zhvillua në Bruksel,...
Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e PBB për FA deri në vitin 2024 4-5 tetor 2018Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut...
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA 17-18 prill 2018Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë Shqipërinë një aleat të denjë të NATO dhe vend lider në Ballkanin Perëndimor...
FA shpëtojnë nënën e sëmurë në Kukës27 shkurt 2018Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit...
Ministeriali i NATO, takimi Stoltenberg - Xhaçka14 - 15 shkurt 2018Ministrja Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel...
Fotogaleri/FA angazhim maksimal për situatën e përmbytjeveNëntor - Dhjetor 2017Angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për situatën e përmbytjeve.
NATO: Misioni i “Orikut” në Egje, moment i rëndësishëm për Forcat Detare shqiptare24 nëntor 2017Misionit të anijes patrulluese të forcës detare shqiptare “Oriku”, e cila ishte pjesë e operacionit të NATO-s, “Sea Guardian”, i është dedikuar një shkrim në faqen zyrtare të NATO-s...
BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash të lëna në harresë15 nëntor 2017Prestigjiozja britanike BBC, i ka bërë jehonë nismës së Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve...
Mbyllet takimi i shefave të Mbrojtjes të NATO17 shtator 2017Mbylli punimet formale Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila u zhvillua për herë të parë në vendin tonë...
Zhvillohet në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO16 shtator 2017Në vendin tonë ka nisur punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO, e cila mbledh së bashku shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës...
Intervistë me gjeneral Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO15 shtator 2017Intervistë me gjeneral Petr Pavel dhënë për revistën "Mbrojtja"...
Zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike “Ushtar Eagle 17”14 shtator 2017Në kuadër të stërvitjes së përbashkët ndërmjet FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes “Ushtar Eagle 17”...
Programi qeverisës 2017-2021 për Sigurinë dhe Mbrojtjen13 shtator 2017Qeveria e re e RSH mori detyrën pas ceremonisë së betimit në Presidencë. Nga programi qeverisës 2017-2021 veçojmë pjesën që ka lidhje me Sigurinë dhe Mbrojtjen...
Kontributi i Forcave të Armatosura në infrastrukturëShtator 2017Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura gjithmonë kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal në ndihmë të popullsisë civile...
Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosuraprill 2018Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë 100...
Strategjia UshtarakeKorrik 2015Në themel të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët...
Direktiva e Mbrojtjes 2019Janar 2019 Dokumenti bazë mbi planet dhe programet e punës e të veprimtarive të MM, të FA në përmbushje të misionit kushtetues, si dhe detyrimeve si vend anëtar i NATO...
Revista Mbrojtja Nr. 09 (2019) Shtator 2019Numri i fundit i revistës "Mbrojtja"...
Gazeta Ushtria 13 shtator 2019Numri i fundit i të përjavshmes gazeta "Ushtria"...






Arkivi Lajmeve
Shtator 2019
Ma En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6